Presidenti i Këshillit Evropian: Pavarësisht shiut, Tirana na priti ngrohtë – Mikpritje e jashtëzakonshme në Ballkan

Presidenti i Këshillit Evropian nisi fjalimin e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian me vlerësime pozitive për pritjen në Tiranë.

“Pavarësisht shiut, ishte një mot i ngrohtë… dhe mikpritja ishte gjithashtu e tillë”, u shpreh ai, duke përshëndetur për herë të parë organizimin e këtij samiti në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Takimi po zhvillohet në Tiranë nën moton “New Europe in a New World”, duke mbledhur liderët e 47 shteteve dhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare. Shqipëria mikpret për herë të parë një ngjarje të këtij niveli, e konsideruar historike për vendin dhe rajonin