Rama bën ndryshime në qeveri: Shkarkime dhe emërime të reja në disa ministri

Kryeministri Edi Rama ka kryer disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave. Vendimet përfshijnë si emërime të reja, ashtu edhe lirime nga detyra në disa dikastere kryesore.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Sipas njoftimit zyrtar, Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Elona Hoxha është caktuar zëvendësministre e Drejtësisë.

Në të njëjtën mbledhje, Besjan Kadiu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Fatmir Guri merr detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkohë, janë liruar nga detyra Silda Çepe, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ana Kapaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, si dhe Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
16 October, 09:33 | Përditësimi: 16 October, 09:33