
Në Tiranë vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në listat e hapura, ku janë përpunuar 815 nga 1282 kutitë e votimit, sipas të dhënave të fundit nga KQZ.
Partia Socialiste ka siguruar deri tani 19 mandate në total – 12 nga lista e mbyllur dhe 7 të tjerë nga renditja preferenciale e votuesve në listën e hapur.
🔴 Më të votuarit në listën e PS-së:
- Blendi Gonxhja – 15,693 vota
- Ervin Hoxhaj – 12,863
- Erion Braçe – 11,613
- Fatmir Xhafaj – 8,512
- Ornaldo Rakipi – 6,129
- Anila Denaj – 4,321
- Kejsi Elezi – 3,944
Ndërkohë, emra të rëndësishëm si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj janë aktualisht jashtë listës fituese.
🔵 Partia Demokratike ka siguruar 13 mandate, por vetëm një kandidat nga lista e hapur do të përfaqësojë këtë forcë. Aty po zhvillohet një garë e ngushtë mes:
- Jorida Tabaku, e cila ka marrë afro 1000 vota më shumë se Ilir Alimehmeti dhe duket se do të përfitojë mandatin.
- Alimehmeti, megjithëse i përfolur si një nga zërat e fortë të PD-së, mbetet jashtë, për shkak të përçarjes së votës në grupin konservator.
🟢 Partitë e vogla përfitojnë nga fragmentimi:
- Agron Shehaj dhe Erald Kapri nga “Mundësia” sigurojnë mandate. Kapri përfiton praktikisht një mandat që, pa ndarjen në PD, do t’i takonte Ilir Alimehmetit.
- Nisma “Shqipëria Bëhet” do të përfaqësohet nga Adriatik Lapaj, i cili ka lënë pas Endri Shabanin.
- Lëvizja Bashkë humb shansin, pasi Arlind Qori mbetet jashtë dhe i pari i listës – Redi Muçi – nuk arrin të sigurojë mjaftueshëm mbështetje.
- PSD do të ketë në Kuvend Albanë Pëllumbin, përfaqësuese nga lista e mbyllur