
Në një mbrëmje që hyn në historinë e futbollit italian, Bologna ka fituar Kupën e Italisë për herë të parë pas më shumë se gjysmë shekulli, duke mposhtur Milanin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Finalja u vendos nga një gol i Dan Ndoye në minutën e 53-të, i cili përmbushi ëndrrën e një klubi që kishte 55 vite në pritje të këtij momenti. Bologna zhvilloi një ndeshje të matur dhe të disiplinuar, duke ndalur ofensivën e kuqezinjve dhe ruajtur epërsinë deri në fund.
Ky është trofeu i tretë i Kupës së Italisë për Bolognën, pas triumfeve të mëparshme në vitet 1969/70 dhe 1973/74. Fitorja vjen në një sezon të jashtëzakonshëm për skuadrën nga Emilia-Romagna, që tashmë hyn në historinë moderne të futbollit italian