
Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qytetin e Vlorës, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSCE/ODIHR kanë nisur vëzhgimin e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit.
Sipas burimeve, këto grupe do të qëndrojnë në qytet gjatë gjithë procesit zgjedhor, duke monitoruar zhvillimin e shpërndarjes së materialeve, si dhe aktivitetet e mëpasshme të ditës së votimit dhe numërimit të votave.
Po ashtu, për të siguruar një mbikëqyrje të gjithanshme, grupet e OSCE/ODIHR do të jenë të pranishëm edhe në bashkitë Himarë dhe Selenicë, si dhe në disa bashki të tjera në rang qarku, për të siguruar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor. Kjo masë vëzhgimi synon të kontribuoni në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë, të ndershëm dhe të besueshëm.