Krim i rëndë në Prishtinë: Stilisti Festim Jusufi plagos të dashurën dhe vret veten

Një ngjarje tragjike është shënuar të premten në Prishtinë, ku një burrë 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Rrugën B. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila njoftoi se pas marrjes së informatës, njësitet policore dhe ekipi mjekësor dolën menjëherë në vendngjarje, ku u konstatua vdekja e viktimës.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, viktima është identifikuar si stilisti i njohur kosovar, Festim Jusufi. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ai fillimisht ka plagosur të dashurën e tij dhe më pas ka qëlluar veten me armë zjarri.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa e plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve