
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një e moshuar 86-vjeçare është gjetur e pajetë pranë banesës së saj në fshatin Hoçisht. Sipas informacioneve paraprake, ajo ishte duke u kthyer në shtëpi kur dyshohet se është rrëzuar në tokë, pasi nuk është ndjerë mirë.
Policia nuk ka konfirmuar ende nëse vdekja ka ardhur si pasojë e rrëzimit apo nga një infarkt. E moshuara jetonte e vetme. Trupi i saj do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.