
Fier – Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier–Lushnje, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”. Një kamion është përplasur me një ambulancë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.
Dy nga të lënduarit ndodheshin në ambulancë në momentin e përplasjes dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po marrin trajtim mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit