Zjarr pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë në Vlorë

Në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogorasë në Vlorë ka rënë zjarr në një hapësirë në shpatin e malit.Bëhet me dije se flakët ndodhen pranë parkut në një hapësirë të mbjellë me pisha dhe bimësi të zonës.

Terreni në atë zonë është i thyer dhe mbetet e vështirë ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse dhe automjeteve të tyre.Ndërkohë mësohet se flakët po avancojnë për shkak të erës. Deri me tani nuk ka ndërhyrje nga zjarrfiksja Vlorë apo Orikum.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
16 Prill, 17:38 | Përditësimi: 16 Prill, 17:38