Lushnje – Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë.

Lushnje – Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë.

Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait. Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja.Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje, pohuan burime nga vendi i ngjarjes por edhe nga policia.Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).

Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.