
Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Elbasanit. Gjatë lojës, një tifoz ka rënë nga tribuna dhe ka pësuar lëndime të rënda në kokë, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes për rreth 10 minuta. Menjëherë ka ndërhyrë ambulanca, e cila ka ofruar ndihmën e nevojshme për tifozin dhe e ka transportuar atë në spital për trajtim më të specializuar. Autoritetet dhe organizatorët e ndeshjes po shqyrtojnë shkakun e incidentit.