
“Dhunë dhe rrëmbim live” – Flamur Noka publikon videon e incidentit me Adriatik Alimadhin
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku pretendohet se shfaqet momenti i një përplasjeje mes policisë dhe Adriatik Alimadhit, kryetar i Ballit Kombëtar.
Sipas pretendimeve të Nokës, Alimadhi ndodhej në një lokal në pronësi të vëllait të tij kur pyeti forcat e policisë për arsyen e hyrjes në ambientin privat. Më pas, sipas të njëjtit burim, ka ndodhur një përplasje fizike, gjatë së cilës Alimadhi është tërhequr forcërisht nga uniformat blu.
Në postimin e tij, Noka e cilëson ngjarjen si një “skandal policor” dhe shpreh shqetësimin për mënyrën si është trajtuar një qytetar në një ambient privat pa një urdhër zyrtar.
Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ndërsa priten sqarime zyrtare nga autoritetet për të hedhur dritë mbi incidentin dhe rrethanat që e shoqëruan atë