
“I kemi bërë qartë llogaritë”/ Rama për programin zgjedhor: Ka një ndryshim shumë të madh, ato që thotë këneta…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar programin zgjedhor të opozitës, duke theksuar se ka një ndryshim të madh mes asaj që deklarohet nga opozita dhe realitetit. Në një deklaratë të tij, Rama e cilësoi programin e opozitës si një farsë dhe një falsitet të plotë.
“Ka një ndryshim shumë të madh, ato që thotë këneta, programi i madhështisë përveçse është një farsë e madhe, ka një falsitet total brenda tij. Sepse ata thonë që më 12 maj zgjedhjet do të bëhen realitet. Ne nuk themi kështu. Ne themi se në Shqipërinë 2030 do të arrihen këto objektiva. Nuk do të ndodhë kjo më 12 maj, do të ndodhë brenda mandatit. Kur flasim për pensionet, do të realizohen gradualisht, në Shqipërinë 2030. I kemi bërë qartë llogaritë duke pasur parasysh edhe integrimin në BE. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë, por nuk ndodh,” tha Rama.
Këto komente vijnë pas përpjekjeve të opozitës për të paraqitur një program të ri zgjedhor, të cilin Rama e cilësoi si të pa-realizueshëm dhe të mbushur me premtime të pabaza.