Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka miratuar një platformë elektronike që mundëson paraqitjen online të kërkesave nga zgjedhësit shqiptarë që votojnë nga jashtë vendit.

Ankesat e Votuesve nga Diaspora, KLGJ Miraton Platformën Elektronike për Kërkesat Online

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka miratuar një platformë elektronike që mundëson paraqitjen online të kërkesave nga zgjedhësit shqiptarë që votojnë nga jashtë vendit.

Sipas vendimit të datës 6 mars 2025, qytetarët që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë do të mund të dërgojnë kërkesat e tyre për regjistrim në procesin zgjedhor përmes adresës zyrtare të postës elektronike diaspora@gjykata.gov.al.

Gjykata do të shqyrtojë dhe vendos për këto kërkesa përmes platformës “Microsoft Teams” brenda 48 orëve nga momenti i regjistrimit në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të KLGJ-së dhe do të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.