
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku janë përfshirë disa automjete. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një foshnjë 1 vjeç.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre ende nuk është bërë e ditur.
Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregohen të kujdesshëm për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.