Vendosi tritol në lokal, identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari në Tiranë

Vendosi tritol në lokal, identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari në Tiranë

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 25 mars, ku një sasi lënde plasëse u shpërthye në ambientin e jashtëm të një lokali në rrugën “Mustafa Gaxheri”, në Tiranë.

Autori i dyshuar, një 47-vjeçar me precedentë kriminalë

Si rezultat i hetimeve dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim Renato Mneri, 47 vjeç, banues në Tiranë. Sipas burimeve policore, ai është një person me precedent të theksuar kriminal.

Sekuestrohen prova materiale

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar:

• Veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes.

• Biçikletën, me të cilën ai është larguar nga vendngjarja.

Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.