ESTONIA MIRATON PROJEKTLIGJIN QË NDALON QYTETARËT RUSË TË VOTOJNË NË ZGJEDHJET LOKALE

  • ESTONIA MIRATON PROJEKTLIGJIN QË NDALON QYTETARËT RUSË TË VOTOJNË NË ZGJEDHJET LOKALE

Parlamenti i Estonisë ka miratuar një projektligj që ndalon qytetarët rusë dhe shtetasit jo-BE me qëndrim të përhershëm në vend të votojnë në zgjedhjet lokale.

Kryeministri estonez, Kristen Michal, e cilësoi këtë masë si një “fitore për të gjithë”, duke theksuar se “vendimet për jetën lokale nuk do të merren nga qytetarët e shteteve agresore, por nga ne vetë”, shkroi ai në një postim në platformën X.

Nëse kufizimi hyn në fuqi, qytetarët rusë dhe shtetasit jo-BE do të humbasin të drejtën për të votuar në zgjedhjet vendore.

Aktualisht, në Estoni jetojnë rreth 80,000 qytetarë rusë me leje qëndrimi. Estonia, një ish-republikë sovjetike, rifitoi pavarësinë në vitin 1991 dhe është anëtare e BE dhe NATO-s.