Ditën pronar dhe menaxher restoranti, natën trafikant dr*ge/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, qeni zbuloi heroinën poshtë lavamanit

Policia italiane në Bari ka goditur një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike, teksa mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, pronar dhe menaxher restoranti. I dyshuari është 30-vjeç, të cilit iu gjetën të paktën gjysmë kilogrami kokainë, me qëllim shpërndarjen.

Aksioni u krye në zonën Cozze të Mola di Barit, nga Njësia e Antidrogës, me një kontroll brenda një restoranti të njohur në ‘SS Adriatica 103’, i drejtuar nga shqiptari. Kontrolli erdhi si rezultat i një aktiviteti paraprak të mbledhjes së inteligjencës informative, që identifikoi restorantin e lartpërmendur si një vend të dyshimtë për ruajtjen e heroinës, një pikë kyçe furnizimi për tregtarët e drogës në provincën e Barit.

Falë ndërhyrjes së qenit antidrogë, u zbulua një bllok që përmbante një substancë të ngurtë ngjyrë kafe me peshë 516 gramë, u gjet brenda një ndarjeje të fshehur në mënyrë të përkryer poshtë një lavamani. Analizat e mëtejshme konfirmuan se ishte heroinë.

Në dritën e fakteve që dolën në dritë, i riu, banues në Bari, por që jetonte në një shtëpi me kontratë qiraje të skaduar, u arrestua për krimin e posedimit me qëllim shitjen e narkotikëve dhe si masë paraprake, u dërgua në burg, në dispozicion të gjyqtarit hetues, informon media italiane.

Shefi i Policisë së Barit urdhëroi pezullimin 15-ditor të lejes së shërbimit të ushqimit dhe pijeve të restorantit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
8 Shtator, 13:31 | Përditësimi: 8 Shtator, 13:31