
Mallakastër – Rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, një automjet me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe.
Fillimisht, e mitura u dërgua në spitalin e Fierit, por për shkak të plagëve të marra, është transportuar më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.