Athinë-Kapet shqiptari i kerkuar per tentative vrasje

Policia greke ka arritur të vendosë në pranga një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 25 gushtit nga skuadra DIAS e policisë greke, në zonën e Kalitheas. Në prangat e policisë greke ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç.

Shabanaj akuzohet për ngjarjen e majit 2021, kur në fshatin Poshnje të Beratit, u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili kishte 1 ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Anglia.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
27 August, 11:34 | Përditësimi: 27 August, 11:34