“Ka armë, po na vret” – Ish-kandidatja e PD: 21-vjeçari kërcënoi familjen time, u arratis pas konfliktit

“Ka armë, po na vret!” – Ish-kandidatja për deputete e PD denoncon: 21-vjeçari kërcënoi familjen time me thikë!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet për kanosje me armë të ftohtë ndaj familjes së Matilda Qurkut, ish-kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike.

Sipas denoncimit të bërë nga vetë Qurku në rrjete sociale, ngjarja ndodhi pranë një restoranti në pronësi të familjes së saj, në lagjen nr. 4 të qytetit. I riu, Mariglen Bajrami, pas një debati verbal, është afruar me thikë ndaj babait të saj, duke shkaktuar panik dhe kërcënim për jetën e familjarëve të pranishëm.

“Jepi gaz, se ka armë, po na vret!”, dëgjohet të thotë një zë në videon që tashmë është në duart e policisë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim Bajramin, i cili u largua menjëherë pas incidentit.

Matilda Qurku deklaroi se i riu nuk ka asnjë lidhje me familjen e saj, përveç faktit që prindërit e tij kanë qenë dikur të punësuar në biznesin familjar, por janë larguar me dëshirën e tyre dhe me të gjitha të drejtat ekonomike të likuiduara.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, ndërsa autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar