Katër zyrtarë nën hetim në Fier, dy në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm

Screenshot

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nën drejtimin e gjyqtares Aurora Tusha, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.Seanca e sotme eshte zhvilluar me dyer të mbyllura ku ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për vepra penale që lidhen me shpërdorimin e funksioneve publike.

Personat A. H. dhe V. Ç. do të vijojnë të mbahen në “arrest shtëpie”, ndërsa A. C. dhe M. D. janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike. Gjykata ka revokuar masën “ndalim për të dalë jashtë shtetit” për M. D., ndërkohë që V. Ç. i është hequr pezullimi nga detyra, por mbetet në “arrest shtëpie”.

Vendimi u shpall më 26 korrik 2025 dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh. Personat janë nën hetim për shkelje të detyrës në ushtrimin e funksioneve publike dhe ndërhyrje të paligjshme në vendimmarrje zyrtare.