
Prokuroria të shkojë deri në fund me Bankers, i detyrohen shtetit 240 milionë euro
Kryeministri Edi Rama komentoi sot hetimin që Prokuroria ka nisur ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë së pavarur. Ai u shpreh se kompania i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionë euro, si rezultat i një vendimi arbitrazhi të fituar nga qeveria shqiptare.
“Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria të hetojë në mënyrë të pavarur. I heq kapelën për këtë hetim dhe uroj që t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, sepse kemi të bëjmë me një ndërmarrje ku ka pasur problematika të rënda,” – tha Rama.
Kreu i qeverisë kritikoi ashpër koncesionet e trashëguara nga qeveritë e mëparshme, duke i cilësuar si “vrima të zeza” për ekonominë e vendit. Ai theksoi se ndryshe nga to, koncesionet e dhëna nga kabineti i tij janë në funksion të interesit publik dhe kanë sjellë përfitime të prekshme për qytetarët.
“Rruga e Arbrit është ndërtuar pa asnjë kosto për qytetarët. Pastrimi i qyteteve tona na kushton më pak se 30 euro për ton, ndërkohë që në Europë nuk nis pa 100 euro. Sterilizimi i instrumenteve në spitale ka ulur ndjeshëm infeksionet pas operacioneve dhe është falas për pacientët,” – tha ai.
Rama tha se nuk ka problem kush qëndron pas Bankers Petroleum apo cilët janë emrat e përfshirë, por se e rëndësishme është që drejtësia të veprojë dhe të ndëshkojë çdo shkelje