Japonia hedh poshtë ilaçe për COVID-19 me vlerë 1.6 miliardë dollarë

Ministria e shëndetësisë e Japonisë zbuloi të mërkurën se hodhi poshtë ilaçe orale për COVID-19 me vlerë afërsisht 240 miliardë jen (rreth 1.6 miliardë dollarë) në vitin fiskal që përfundoi në mars, pasi ilaçeve u kaluan datat e skadimit, sipas Agjencisë së Lajmeve Kyodo.

Medikamentet, të mjaftueshme për të trajtuar afërsisht 2.5 milionë njerëz u blenë në kulmin e pandemisë dhe u shpërndanë falas në spitale dhe klinika në të gjithë vendin.Megjithatë, shumë doza mbetën të papërdorura pas vendimit të qeverisë në maj 2023 për ta ulur COVID-19 në të njëjtën kategori si gripi sezonal, duke e zhvendosur barrën e kostos te pacientët.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, stoku i hedhur përfshinte 1.75 milion doza të nirmatrelvirit të Pfizer dhe 780,000 doza të molnupiravirit të Merck.

Qeveria bleu gjithashtu 2 milionë doza të ensitrelvirit të Shionogi & Co., por rreth 1.77 milionë mbeten të papërdorura. Raporti tha se edhe këto pritet të hidhen pasi të skadojnë.

Më shumë se 70 milionë njerëz në Japoni vlerësohet se janë infektuar me COVID-19 që nga marsi i vitit 2024, ndërsa vendi raportoi rreth 132,000 vdekje që nga gushti i kaluar.