Fotua me 250 mijë £ cash nuk e ndalon: Trafikanti shqiptar i drogës lejohet të qëndrojë në Britani

Një trafikant shqiptar droge, i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i njohur për një foto ku shfaqej i rrethuar nga 250 mijë paund cash, është lejuar të qëndrojë në vend, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për ta deportuar.

Olsi Behluli, 33 vjeç, ishte dënuar me 11 vite burg për përfshirjen në një rrjet trafikimi heroine të klasës A. Ai u arrestua vetëm tetë muaj pasi kishte përfituar në mënyrë të dyshimtë shtetësinë britanike, duke fshehur përfshirjen në krime në formularin e aplikimit për natyralizim.

Në momentin e arrestimit në vitin 2015, Behluli u kap me tetë kilogramë heroinë me vlerë 200 mijë paund, si dhe me dokumente të falsifikuara dhe pajisje për matjen e drogës. Gjithashtu, në telefonin e tij u gjet fotografia e famshme që më vonë u bë simbol i arrogancës kriminale.

Pavarësisht kësaj, ai ka fituar betejën ligjore për të qëndruar në Britani, vendim që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe kritikë ndaj sistemit të emigracionit dhe drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar