
Tre të shumëkërkuar për vepra të rënda penale, të lidhur me grupet kriminale në Elbasan, janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë. Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika mbërritën në Tiranë në orët e vona të së enjtes, të shoqëruar nga forcat speciale.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ekstradimi i tyre është rezultat i bashkëpunimit intensiv me autoritetet e Dubait, ku të tre ishin arrestuar më 8 maj dhe më pas u mbajtën për rreth 40 ditë në paraburgim.
Të dyshuar si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale të Suel Çelës dhe Çopjave, të arrestuarit akuzohen për krime që përfshijnë vrasje me paramendim, sigurim kushtesh për vrasje dhe prodhim armësh.
Ervis Daka (38 vjeç) është i njohur si bashkëpunëtor i Talo Çelës. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj Kei Pikut dhe për ndihmë në atentatin ndaj Arjan Spahiut në Belgjikë, si dhe për strehim të të kërkuarit Talo Çela.
Policia e Shtetit njofton se do të vijojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të lokalizuar dhe sjellë përpara drejtësisë të gjithë të kërkuarit që fshihen jashtë