
Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Krenar Velaj, drejtuesin e mjetit lundrues që goditi një turist gjerman në plazhin e Gjipesë, pranë Himarës.
Ngjarja ndodhi të dielën, kur Velaj, duke manovruar me një gomone, plagosi rëndë në shpatull dhe në gjymtyrë turistin që ndodhej në ujë për t’u zhytur.
I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te siguria në plazhet turistike dhe respektimi i rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese pranë zonave të notit. Autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të shtuara gjatë sezonit veror.