
Një person është gjetur i pajetë në kryeqytet të shtune
Policia tha se rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Banorët e zonës kanë lajmëruar kur kanë konstatuar trupin e pajetë të viktimës, që dyshohet të jetë endacak.Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe identifikimin e tij.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.