
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e 29 majit në fshatin Duhël, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy persona.
Pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë tregojnë njërin prej mjeteve të përmbysur në rrugë, ndërsa edhe automjeti tjetër ka pësuar dëmtime të mëdha.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur Policia e Kosovës, ambulanca dhe zjarrfikësja. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit