
Nis takimi përmbyllës i fushatës së PS në Tiranë, Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda
OPartia Socialiste ka nisur takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Parkun Olimpik të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aktivitet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Atmosfera është festive, me qytetarë dhe mbështetës të shumtë që kanë nisur vallen në hapësirat e parkut.
Disa pjesëmarrës janë veshur me kostume popullore tradicionale, ndërsa mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, Partisë Socialiste dhe Bashkimit Europian.