
Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka nisur mitingun përmbyllës në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në takim i shoqëruar nga këshilltari i tij amerikan, Chris LaCivita. Aktiviteti është hapur me intonimin e Himnit Kombëtar dhe vijon me fjalimet e disa prej kandidatëve demokratë që garojnë në zgjedhjet vendore.