SHERR MASIV NË MITINGUN E BERISHËS NË ELBASAN – PËRPLASJE MES KANDIDATËVE TË PD-SË

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi mbrëmjen e së martës takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit, përpara stadiumit “Elbasan Arena”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi ashpër qeverinë aktuale, duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar. Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ministrit Taulant Balla, duke pretenduar se ky i fundit ka qenë i përfshirë në porositje vrasjesh dhe arrestimesh të orkestruara në bashkëpunim me figura të botës së krimit.

Por teksa Berisha vijonte fjalimin, në turmën e simpatizantëve ndodhi një incident i papritur. Një përleshje fizike shpërtheu mes pjesëmarrësve, duke përfshirë grushte dhe shqelma. Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja dyshohet të ketë nisur për shkak të tensioneve të brendshme mes disa kandidatëve të listës së PD-së në Elbasan.