
Fier – Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku një grua rreth 60 vjeçe është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të mbikalimit të Dërmënasit, rruga dytësore që lidh fshatrat e zonës përbri bypassit Mbrostar – Levan. Sipas burimeve zyrtare nga policia, dy persona babë e bir Afrim dhe Ali Cimili përkatësishtë 23 dhe 66 vjeç, dyshohet se i kanë zënë pritë shtetases Suzana Mërnica, e cila po udhëtonte me motor së bashku me djalin e saj. Ata kanë dalë përpara mjetit dhe kanë qëlluar në drejtim të saj me armë zjarri.
E plagosura, me profesion fermere, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Operacionin e ka drejtuar vet drejtori i policisë vendore Sklnder Hitaj. Hetimet e para kanë çuar në identifikimin e autorëve të dyshuar: shtetasve Ali Cimili, 66 vjeç, dhe Afrim Cimili, 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Fierit dhe përgjatë akseve Fier-Vlorë dhe Fier-Lushnjë, ndërsa vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave materiale që do t’i shërbejnë hetimit.
“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja Suzana Mernica.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim”, njofton policia.