Ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Një burrë rreth 65 vjeç është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen “Pavarësia”, duke humbur jetën në vend.
🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka ndërmarrë aktin ekstrem për shkak të një gjendjeje të rënduar depresive, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
