Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit, ku një 30-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 29-vjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, i riu i ka shkaktuar gruas dy plagë, në bark dhe në krah. Pas ngjarjes, autori është shoqëruar nga shërbimet e policisë.
29-vjeçarja u transportua fillimisht në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të dërgohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Mësohet se çifti jetonte në Greqi dhe kishte ardhur në Pogradec për pushime pranë familjarëve të tyre. Policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes.
