Zjarr i madh në Panaja, digjen ullinj përgjatë autostradës Vlorë-Fier
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë ullishtet në zonën e Panajasë, përgjatë autostradës Vlorë-Fier, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullorë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.
Mungesa e rrugëve automobilistike në zonë ka vështirësuar punën e efektivëve, të cilët po operojnë me mjete rrethanore dhe po zgjasin linjat e ujit për të arritur në vatrat aktive.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve, ndërsa situata mbetet ende problematike.
