Dosja “5D”/ Apeli i GJKKO liron nga qelia 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë: Dënim me kusht dhe 5 vjet jashtë zyrave të shtetit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masat për pesë të pandehurit e dosjes së bujshme “5D”, duke urdhëruar lirimin e tyre nga burgu. Trupa gjykuese konfirmoi fajësinë e ish-zyrtarëve (përfshirë Eglantina Zëren, Enkelejda Qytën, etj.) për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, por vendosi pezullimin e vuajtjes së dënimit fizik dhe konvertimin e tij në 12 muaj Shërbim Prove. Pavarësisht lirisë, vendimi i formës së prerë parashikon një sanksion të fortë administrativ: heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare për të gjithë të dënuarit.

Albin Hoxha
29 January, 11:50 | Përditësimi: 29 January, 11:50