Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kasetën origjinale të diktofonit me regjistrimet audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë protestës së 21 janarit 2011. Sipas Hoxhës, ky material provon përfundimisht se katër vrasjet në Bulevard nuk ishin aksidentale apo nga pakujdesia, por rezultat i një urdhri të drejtpërdrejtë dhënë nga komanda e Gardës sipas një hierarkie shtetërore. Gazetari bëri thirrje për mbrojtjen e burimit të këtij informacioni, duke e cilësuar atë si një person që i ka bërë një shërbim madhor vendit duke denoncuar një krim shtetëror.
