Kan dalë detaje të tjera për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës. Makina me shpejtësi 120-130 kilometra në orë, “fluturoi” nga ura e Dajlanit dhe ra nga mbikalimi.
Sipas Policisë së Durrësit 26-vjeçari ka qenë i dehur në timon. Pas aksidentit të riut i është bërë edhe testi i alkoolit, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.50 mg/l.
Nga ky aksident humbi tragjikisht jetën 18-vjeçarja Vikena Greku, ndërkohë që ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën 26-vjeçari nga Fieri Arbëri Xhaxhaj, dhe dy persona të tjerë.
