“Bota e çmendur” e Trump/ Nga qumështi i shkollave te pushtimi i Groenlandës: Presidenti hap 3 fronte lufte njëkohësisht

Uashingtoni po përjeton ditë surreale. Presidenti Donald Trump, i cili vepron si një “xholgler” me fatet e globit, po mban botën nën tension për tre kriza madhore: Irani, Groenlanda dhe Venezuela.

Ndërsa gazetarët prisnin me ankth nëse do të urdhëronte bombardimin e Teheranit, Trump zgjodhi të fliste për… shishet e qumështit në shkolla.

“A ju kujtohen kohët e vjetra…? Nëse e doni, është juaji, gjysmë i freskët,” tha ai duke mbajtur një shishe në Zyrën Ovale, një shfaqje tipike e stilit të tij për të shpërqendruar vëmendjen nga vendimet e vështira.

1. Fronti i Iranit: Tradhti apo Luftë? Trump ndodhet në udhëkryq. Ai inkurajoi protestuesit iranianë të dilnin në rrugë, duke premtuar se “ndihma po vjen”. Tani që regjimi po i vret, ai heziton.

  • Dilema: Nëse nuk sulmon, do të akuzohet për “tradhti strategjike dhe morale” ndaj popullit iranian. Nëse sulmon, rrezikon të tërheqë SHBA-në në një luftë të gjatë që baza e tij “MAGA” e urren.

2. Obsesioni për Groenlandën Situata me Danimarkën është tensionuar në maksimum. Zyrtarët danezë dhe groenlandezë ishin në Uashington për t’i thënë qartë: Ishulli nuk është në shitje dhe as nuk mund të pushtohet. Por Trump insiston:

  • Kërkon ishullin për mburojën raketore “Golden Dome”.

  • Përdor pretekstin se Rusia dhe Kina po hyjnë në rajon.

  • Rreziku: Një veprim ushtarak ndaj një territori të NATO-s do të ishte i paprecedentë dhe do të fuste Aleancën në krizë ekzistenciale.

3. Venezuela dhe Gaza Ndryshe nga Irani, në Venezuelë Trump veproi brutalisht duke rrëmbyer Nicolas Maduron, megjithëse nuk ka një plan të qartë për “të nesërmen” përveç shitjes së naftës. Ndërkohë, administrata njoftoi fazën e dytë të planit për Gazën, që synon demilitarizimin e Hamasit.

Avatar photo
Albin Hoxha
15 January, 12:51 | Përditësimi: 15 January, 12:51