Menjëherë pas operacionit amerikan që çoi në kapjen e Nicolas Maduros, Rusia ka reaguar me tone të ashpra ndaj Uashingtonit. Ministria e Jashtme ruse e cilësoi ndërhyrjen ushtarake si “thellësisht shqetësuese”, të pajustifikuar dhe një akt që destabilizon rendin ndërkombëtar.
Akuzat e Moskës: Ideologjia mbi Pragmatizmin
Në deklaratën zyrtare, Kremlini akuzon administratën amerikane se po vepron bazuar në inate të vjetra politike dhe jo mbi arsyen. “Armiqësia ideologjike ka triumfuar mbi pragmatizmin dhe gatishmërinë për të ndërtuar marrëdhënie të parashikueshme,” thuhet në reagim, duke hedhur poshtë arsyet e përdorura nga SHBA për të justifikuar sulmin.
Apeli: “Amerika Latine të mbetet zonë paqeje”
Rusia ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo përshkallëzimi të mëtejshëm, duke u rikthyer në rezolutat e vitit 2014.
-
Sovraniteti: Moska insiston se vetëm populli i Venezuelës ka të drejtë të vendosë për fatin e tij, pa ndërhyrje shkatërruese ushtarake nga jashtë.
-
