Presidenti Emmanuel Macron ka konfirmuar nisjen e programit strategjik “PANG” për ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje të re bërthamore, e cila do të jetë anija luftarake më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në Evropë.
Projekti, me një kosto të vlerësuar prej 10.25 miliardë eurosh, synon që anija e re të hyjë në shërbim në vitin 2038, moment kur do të zëvendësojë aeroplanmbajtësen aktuale “Charles de Gaulle”.
Sipas Parisit zyrtar, ky investim është një element kyç për parandalimin bërthamor dhe përpjekjet për autonomi më të madhe mbrojtëse të Evropës. Franca mbetet aktualisht i vetmi shtet i Bashkimit Evropian që zotëron armë bërthamore dhe kapacitete të tilla detare.
