Shpërthen në flakë mjeti te Rrethrrotullimi i Saukut

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në dalje të Tiranës, pranë Rrethrrotullimit të Saukut.

Mësohet se flakët kanë shkrumbuar thuajse totalisht mjetin, ndërsa siç mund të shikohet në foton e mësipërme tymi ka mbuluar zonën.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në mjet.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
14 December, 16:08 | Përditësimi: 14 December, 16:08