Frika se Donald Trump mund të braktisë Kievin për një marrëveshje të fshehtë me Putinin ka vënë në lëvizje kancelaritë europiane drejt një skenari ekstrem. Sipas Wall Street Journal, liderët e kontinentit po diskutojnë privatisht opsionin bërthamor financiar: shitjen masive dhe të sinkronizuar të obligacioneve amerikane me vlerë kolosale 2.34 trilionë dollarë.
Ky veprim do të shkaktonte një tërmet ekonomik në SHBA, potencialisht më të rëndë se kriza e vitit 2008, duke zhvlerësuar dollarin dhe paralizuar bankat amerikane. Mes dyshimeve se Trump po negocion interesa tregtare me Moskën duke anashkaluar aleatët, Europa po bën të qartë se kostoja e tradhtisë do të jetë shkatërrimtare për vetë ekonominë e Amerikës.
