Entuziazmi i takimit të Sali Berishës në Njësinë 9 u zbeh për një moment kur një aktivist i ri mori fjalën për të shprehur një zhgënjim të thellë. I riu kritikoi hapur strategjinë e PD-së, duke akuzuar drejtuesit se kanë shkelur premtimin e “Foltores” për meritokraci.
Sipas tij, ndërsa deputetët shijojnë komoditetin e pagave të opozitës, demokratët e thjeshtë mbahen vetëm nga “inati dhe ideali”. Ai paralajmëroi Berishën se riciklimi dhe promovimi i figurave që nuk kanë sjellë rezultate po vret shpresën e të rinjve dhe po e bën të pamundur motivimin e strukturave, aq sa “me zor po mbushen komisionet”.
