Seanca plenare e Kuvendit shënoi një debat të tensionuar për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi mazhorancën dhe opozitën për përjashtimin e partive të reja.
Akuzat e Shehajt:
-
“Komisioni ka një qëllim të vetëm: të vrasë partitë e reja dhe alternativat”
-
“Mazhoranca dhe opozita po bëhen bashkë për të vazhduar të vjedhin së bashku”
-
“Ky është një komision i turpshëm me qëllim ruajtjen e pushtetit”
Përgjigja e Ballës:
-
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së theksoi se “për herë të parë janë përfshirë të gjitha partitë”
-
“Brenda 31 dhjetorit do të kemi draftin për ligjin e financimit të partive”
-
“Do t’u japim fund mënyrës si financohen partitë në këtë vend”
Debati arriti kulmin kur Shehaj e pyeti Ballën: “Ku i gjen miliona eurot që financon?” – duke theksuar tensione të thella rreth financimit të partive politike.
