Levan – Një automjet tip Benz u përfshi nga flakët pak minuta më parë dhe u dogj plotësisht. Drejtuesi arriti të ndalojë në kohë dhe të dalë nga mjeti, duke shpëtuar pa lëndime. Zjarrfikësja ndërhyri menjëherë dhe shoi flakët, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
