Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë dhe shembin rrethimin me hekura
Situata është tensionuar në zonën e Rrjollit, ku banorë të shumtë janë përplasur me forcat e policisë gjatë një proteste lidhur me një territor të kontestuar. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit kanë kundërshtuar vendosjen e një rrethimi metalik në zonë dhe, gjatë përplasjes, kanë shembur gardhin me hekura të vendosur aty.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë ndërhyrë për të rivendosur rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo të shoqëruar.
