Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë ishin nga Kosova

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të mërkurë në “Ranën e Hedhun” në Shëngjin. Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se të rinjtë nga Kosova i mori dallga. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
3 June, 18:06 | Përditësimi: 3 June, 18:09