“Zero tolerance” ne akset rrugore te Fierit .Policia kontrrolle te rrepta dhe postblloqe

“Zero tolerancë” në akset rrugore të Fierit, policia kontrolle të rrepta dhe postblloqe

Policia Rrugore e Fierit ka nisur një valë kontrollesh dhe postblloqesh në akset kryesore rrugore të qarkut, pas urdhrit të Drejtorit të Policisë për shtimin e masave në funksion të sigurisë rrugore.

Kontrollet po zhvillohen në akset nacionale me fokus të veçantë evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk disponojnë dokumentacion të rregullt, si dhe atyre që shkelin rregullat e qarkullimit.

Burime nga policia bëjnë me dije se vëmendja kryesore është përqendruar te shkeljet që lidhen me shpejtësinë tej normave të lejuara, drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe parakalimet e gabuara, duke zbatuar politikën e “zero tolerancës” ndaj çdo shkelësi.

Autoritetet apelojnë për respektim të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha akset kryesore të qarkut Fier.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
12 May, 13:53 | Përditësimi: 12 May, 13:53